Johan Krujf ka nxitur Holandën të bëjë përmirësime të ndjeshme nëse dëshiron të mbijetojë në “grupin e vdekjes” në Euro 2012. Holandezët u mundën 1-0 nga Danimarka në ndeshjen e të shtunës pasi humbën shumë raste për shënim.
Sipas Krujf, trajneri Van Marvijk duhet të bëjë shumë ndryshime, sidomos në mesfushë, ndaj Gjermanisë të mërkurën, për të shfrytëzuar në maksimum aftësitë e Uesli Shnajder.
“Ata duhet të përmirësohen shumë shpejt. “Tulipanët” duhet të mësojnë nga gabimet e tyre kundër Danimarkës. Pasaktësia para porte nuk ishte problemi më i madh. Ajo që shqetëson më shumë është se Holanda vuajti atëherë kur nevojitej më shumë qartësi”.
“Mark Van Bomel dhe Nigel De Jong patën shumë kontakt me topin dhe kjo nuk është cilësia e tyre më e madhe. Janë të tjerë ato lojtarë të cilët duhet të merren me topin kur e ka Holanda në zotërim”.
“Skuadra ishte ndarë në dy blloqe dhe kjo gjë duhet të ndryshojë menjëherë. Kishte kaq shumë hapësirë mes këtyre dy blloqeve sa Uesli Shanjder u detyrua të kthehej shumë mbrapa dhe luajti rreth 25 metra mbrapa sulmuesve. Atij i duhej të vraponte para e mbrapa që t’i jepte topin sulmuesve, shumë e vështirë dhe shumë e lodhshme për Shnajder”, ka shpjeguar Krujf. (LajmeShqip.com)
Grupi B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Renditja
Danimarkë 3 1-0
Gjermani 3 1-0
Portugali 0 0-1
Holandë 0 0-1
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Gjyqtar: Kreig Tomson (Skoci)
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Monday, 11 June 2012 16:44