Juventus ka arritur të marrë tri pikët në transfertën e vështirë të Palermos në ndeshjen që shënoi kthimin e Antonio Konte në pankinën e bardhezinjve. Për të zgjidhur këtë ndeshje të komplikuar ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Lihtshtajner në minutën e 49-të të ndeshjes, pasi deri në ato momente, portieri shqiptar Samir Ujkani kishte mbrojtur mjaft mirë katërkëndorin nga sulmet e kampionëve të Italisë.
Në këtë mënyrë, Juventusi vazhdon i qetë kryesimin i vetëm në renditje, pa u shqetësuar shumë nga skuadrat që e ndjekin. Tashmë grupit të kreut po tenton t’i afrohet edhe Milani, që ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën kundër Torinos me rezultatin 4-2. Kjo ndeshje ishte shumë domethënëse për kuqezinjtë, që treguan se mund të reagonin pas golit të avantazhit të kundërshtarëve të shënuar nga Rosina. Robinjo, Pacini, Noçerino dhe i zakonshmi El Sharaui ishin autorët e golave për kuqezinjtë që vazhdojnë të respektojnë traditën e sukseseve sa herë që para ndeshjeve vizitohen nga presidenti Berluskoni. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 16 / Rezultatet
Torino-Milan 2-4
28’ Santana, 80’ Bianki / 40’ Robinjo, 53’ Noçerino, 61’ Pacini, 76’ El Sharaui
Peskara-Xhenoa 2-0
53’ Abruskato, 73’ Vukusiç
Kaljari-Kievo 0-2
67’ Paloski, 87’ Tero
Siena-Katania 1-3
10’ Rosina / 50’ Kastro, 66’, 81’ Bergesio
Palermo-Juventus 0-1
49’ Lihtshtainer
Sunday, 09 December 2012 19:30