Zdenek Zeman po përgatitet t’i japë lamtumirën skuadrës së Romës, pasi është e qartë se idetë e tij nuk funksionojnë për skuadrën italiane e cila është mundur me rezultatin 4-2 në fushën e vet nga Kaljari.
Në ndeshjen e mbrëmshme, Roma ka rezistuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, të mbyllur me barazimin 1-1, pas golave të Naingolan dhe Toti. Por në pjesën e dytë, duket qartë se edhe futbollistët braktisën krejtësisht trajnerin e tyre, duke filluar nga autogoli i pabesueshëm i Goikoeçea që në minutën e parë, që sjell edhe protestat e zëshme të stadiumit “Olimpiko” që kërkon në kor largimin e trajnerit.
Situaata nuk përmirësohet aspak, me lojtarët e Romës që thjesht ndjekin me sy kundërshtarët, ku fillimisht Sau, e pastaj Pisano shënojnë edhe dy herë të tjera në portën e tyre, ndërsa nuk mund të cilësohet as ngushëllim goli i Markinjo në fundin takimit, që vulos rezultatin 2-4.
Ndonëse Zeman deklaroi pas ndeshjes se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen, është mësuar se drejtuesit e Romës do të mblidhen sot për të vendosur shkarkimin e tij dhe për të emëruar në krye të skuadrës trajnerin francez, Loran Blank. (LajmeShqip.com)
Saturday, 02 February 2013 11:07