|
|
Saturday, 10 November 2012 22:55 Juventus i është kthyer fitoreve bindëse, duke lënë pas momentin negativ të humbjes me Interin. Kampionët e Italisë kanë dhuruar në provë të mirëfilltë force duke masakruar me rezultatin 6-1 skuadrën e Peskarës.
Ekipi i Konte ka hyrë në fushë shumë i vendosur dhe falë kombinimeve të dyshes së sulmit Kualjarela-Xhovinko ka arritur të zgjidhë ndeshjen që në pjesën e parë. Fillimisht ka qenë Vidal që ka gjetur rrjetën me një aksion shpejtësie, ndërsa rezultati është dyfishuar pak minuta më vonë nga Kualjarela, i cili me të djathtën mposht portierin Perin.
Peskara provon të reagojë dhe gjen golin e rezultatit 2-1 me Kashione. Por Juventusi shuan menjëherë çdo rreze shprese të ekipti vendas duke gjetur tre gola radhazi me Asamoah, Xhovinko e përsëri Kualjarela, për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin e thellë 5-1. Në pjesën e dytë ka kohë edhe për një tjetër gol të Kualjarela që firmos kështu tregolëshin personal dhe vulos rezultatin përfundimtar 6-1 për kampionët e Italisë. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 11 / Rezultatet
Kaljari-Katania 0-0
Peskara-Juventus 1-6
25’ Kashione / 9’ Vidal, 22’, 45’, 53’ Kualjarela, 30’ Asamoah, 38’ Xhovinko
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »