Juventusi ka zgjidhur pa shumë probleme ndeshjen e javës së 26-të ndaj Sienës duke marrë tri pikët që i nevojiteshin ndonëse nuk ka shkëlqyer përballë skuadrës që lufton për mbijetesë.
Bardhezinjtë janë treguar shumë cinikë në lojën e tyre dhe kanë kaluar në avantazh me fat në pjesën e parë kur portieri Pegolo ka grushtuar topin në këmbën e Lihtshtainer dhe sfera ka përfunduar në rrjetë. Meqë Siena nuk dukej se kishte forcë të reagonte përballë kampionëve, edhe këta të fundit u kënaqën me këtë avantazh minimal dhe vetëm në fundin e ndeshjes shënuan dy herë të tjera me Xhovinko e Pogba, për të çuar rezultatin e takimit në 3-0
Tashmë diferenca e bardhezinjve me ndjekësit më të afërt të Napolit që luajnë nesër është 7 pikë, një avantazh që shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh se javën tjetër, kampionët në fuqi të Serisë A do të luajnë pikërisht në fushën e rivalëve të tyre më të fortë të këtij sezoni. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 26 / Rezultatet
Sampdoria-Kievo 2-0
33’ Poli, 83’ Eder
Parma-Katania 1-2
87’ Amauri / 5’ Lodi, 44’ Keko
Atalanta-Roma 2-3
9’, 44’ Livaja / 13’ Markinjo, 34’ Pjaniç, 71’ Torosidis
Juventus-Siena 3-0
30’ Lihtshtainer, 74’ Xhovinko, 89’ Pogba
Kaljari-Torino 4-3
37’ (p) Sau, 76’, 90’+4’ Konti, 87’ (p) Pinija / 47’ Çerçi, 54’ Stevanoviç, 90’+2’ (p) Bianki
Sunday, 24 February 2013 18:21