|
|
Monday, 26 November 2012 23:05 Humbja e Juventusit në ndeshjen me Milanin dukej si një mundësi e mirë që Interi t’i afrohej bardhezinjve për të vazhduar duelin për titull. Por skuadra e Stramaçionit është mundur në fushën e Parmës me rezultatin 1-0 dhe ka parë veten të mbetet në vendin e katërt në renditje.
Në një ndeshje pa shumë emocione, me dy skuadra që janë kursyer maksimalisht, tre pikët e Parmës kanë ardhur 15 minuta para fundit, nga gjuajtja e të riut Sansone, që ka gjetur rrugën e rrjetës duke mposhtur Handanoviç. Në kundërshtim nga ndeshjet e mëparshme, Interi është shfaqur pa shumë ide dhe nuk ka arritur të vërë në vështirësi të ndjeshme kundërshtarin, duke treguar limitet e alternativave që ka në dispozicion Stramaçioni, i cili në minutat e fundit aktivizoi të rinj si Livaja e Dankan.
Ndërkohë, vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me vetëm dy pikë larg Juventusit, e ka mbërthyer Napoli, që ka fituar në një transfertë të vështirë në fushën e Kaljarit. Ndërsa vendasit kanë parë t’u mohohet përsëri një 11-metërsh, Napolit i ka mjaftuar goli i Hamshik në pjesën e dytë për të siguruar fitoren dhe për t’u kthyer fuqimisht në luftën për titull. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 13 / Rezultatet
Kaljari-Napoli 0-1
73’ Hamshik
Parma-Inter 1-0
75’ Sansone
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »