Interi i “çmendur” është kthye përsëri, por këtë radhë me versionin negativ të tij, atë të humbësit. Zikaltërit e Stramaçionit janë mundur në mënyrë të pabesueshme në shtëpi nga Atalanta me rezultatin 4-3, ndonëse në një pikë të ndeshjes ishin ata që kryesonin me rezultatin 3-1 dhe dukej sikur kishin siguruar tri pikët.
Ndonëse Interi ka dominuar, e ka pasur të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës, pasi dëmtimeve të Milito e Palacio i është shtuar edhe ai i Kasanos, që u zëvendësua pas 30 minutave. Megjithatë, zikaltërit kaluan në avantazh me Tomaso Rokin, duke mbyllur pjësën e parë në avantazh 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë, Bonaventura vendos barazinë në shifra me golin e tij, por është Alvarez, zëvendësuesi i Kasanos, që dhuron një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar dy gola radhazi dhe duke bërë që në minutën e 61-të, rezultati të ishte 3-1 për Interin.
Nga ky moment fillon makthi i zikaltërve dhe spektakli i Denis, pasi sulmuesi argjentinas, brenda 12 minutave shënon 3 herë, duke përmbysur në mënyrë të pabesueshme rezultatin. Pavarësisht tentativave të Interit si dhe një kartoni të kuq të Raimondi të Atalantës, rezultati nuk ndryshon dhe miqtë largohen me 3 pikë nga “San Siro”.
Për Interin, kjo disfatë nënkupton thuajse dorëzimin përfundimtar në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve, pasi kur kanë mbetur edhe 7 javë për t’u luajtur, diferenca me Milanin e vendit të tretë ka shkuar në 8 pikë.
Ndërkohë, duket se pjesëmarrjen në këtë turne në edicionin e ardhshëm po e siguron Napoli, që ka mundur Xhenoan 2-0 me golat e Pandev dhe Xhemailit, ndërsa Kavani humbi një penallti. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 31 / Rezultatet
Fiorentina-Milan 2-2
66’ (p) Ljajiç, 73’ (p) Pizarro / 14’ Montolivo, 62’ Flamini
Katania-Kaljari 0-0
Udineze-Kievo 3-1
20’, 25’ Di Natale, 85’ Benatia / 35’ Pap
Sampdoria-Palermo 1-3
43’ Munari / 35’ Von Bergen, 50’ Iliçiç, 56’ Garcia
Siena-Parma 0-0
Inter-Atalanta 3-4
44’ Roki, 57’, 61’ Alvarez / 56’ Bonaventura, 65’ (p), 71, 77’ Denis
Napoli-Xhenoa 2-0
18’ Pandev, 29’ Xhemaili
Klasifikimi: Juventus 71 pikë; Napoli 62; Milan 58; Fiorentina 52; Lacio 50, Inter 50; Roma 47; Katania 46; Udineze 45; Kaljari 39, Parma 39; Atalanta 37; Bolonja 37; Sampdoria 36, Torino 36; Kievo 35; Xhenoa 27, Palermo 27, Siena 27; Peskara 21. (Penalizime: Atalanta -2, Sampdoria -1, Siena -6, Torino -1).
Sunday, 07 April 2013 22:58