|
|
Sunday, 09 December 2012 22:57 Interi ka marrë një rezultat të jashtëzakonshëm në ndeshjen e darkës të së dielës në Serinë A, duke mundur 2-1 Napolin për t’u kthyer në rivalin kryesor të Juventusit në luftën për titull, pasi tani ndjek bardhezinjtë me 4 pikë diferencë në vendin e dytë.
Ndeshja vendoset praktikisht në pjesën e parë kur Interi tregohet cinik dhe shënon në dy gjuajtjet e vetme të rrezikshme në portë, me anë të Guarin dhe Milito. Napoli rrezikon të pësojë edhe goli e tretë pasi demoralizohet dhe nuk ka forcë të reagojë në fraksionin e parë të lojës.
Por në pjesën e dytë, talenti Insinje udhëheq napolitanët duke rritur ndjeshëm lojën e tyre. Pasi Kavani shkurton diferencën në 2-1, ndeshja bëhet entuziazmuese, por Handanoviç arrin të bëjë mrekulli të njëpasnjëshme ndaj sulmuesve napolitanë duke mbrojtur këtë fitore shumë të rëndësishme, në një sfidë ku ndoshta rezultati më i drejtë do të kishte qenë barazimi.
Gjithsesi, tashmë është e qartë se Interi nuk mund të fshihet më dhe ta cilësojë veten surprizë, pasi në këtë sezon, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që zikaltërit janë anti-Juventusi i vërtetë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »