|
|
Sunday, 18 November 2012 17:43 Interi nuk ka arritur të përfitojë nga hapi i gabuar i Juventusit dhe ka barazuar në ndeshjen e javës së 13-të kundër Kaljarit, në një ndeshje shumë të luftuar, por të përfunduar mes polemikave.
Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Palacio, por më pas është Kaljari që krijon rastet me të mira, duke detyruar dy herë Handanoviç të bëjë mrekullinë ndaj gjuajtjeve të Astori e Nene. Por gardiani i zikaltërve nuk mund të bëjë asgjë ndaj Sau që shënon nga një gol në secilën pjesë, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij. Megjithatë, 8 minuta para fundit vjen goli i barazimit 2-2, nga një autogol i Astori. Takimi mbyllet mes polemikave, pasi Interit i mohohet një penallti e dukshme në favor të Ranokias në fundin e ndeshjes, duke sjellë reagimin e ashpër të trajnerit Stramaçioni që ndëshkohet edhe me karton të kuq.
Kjo ngjarje ka irrituar mjaft klubin zikaltër, që ka vendosur heshtjen për shtyp, duke bojkotuar plotësisht sallat e konferencave në shenjë proteste ndaj gjykimit të kësaj ndeshje.
Një skuadër që ka bërë hapa të rëndësishëm para është Fiorentina, e cila me fitoren e pastër 4-1 ndaj Atalantës, është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në renditje, me pikë të barabarta me Napolin që mban vendin e tretë. Ekipi i Montelës, nga java në javë po tregon realisht se mund të konkurrojë si i barabartë me skuadrat më të forta në Itali dhe se pretendon për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 13 / Rezultatet
Bolonja-Palermo 3-0
22’ Xhilardino, 44’ (p) Gabiadini, 48’ (p) Diamanti
Katania-Kievo 2-1
51’, 85’ Almiron / 90’ Andreolli
Fiorentina-Atalanta 4-1
6’ Rodriguez, 42’, 45’ Akuilani, 49’ Toni / 33’ Bonaventura
Inter-Kaljari 2-2
10’ Palacio, 82’ (ag) Astori / 43’, 66’ Sau
Siena-Peskara 1-0
31’ Valiani
Udineze-Parma 2-2
9’ Di Natale, 50’ Pereira / 46’ Markioni, 89’ Paladino
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »