Andres Iniesta nuk dëshiron të dëgjojë fjalët “fund cikli” pasi mendon se është e padrejtë të jepet ky lloj përkufizimi për situatën që po kalon Barcelona.
“Mendoj se është e padrejtë kur shoh të flitet për ndryshimin e një cikli. Ky ekip, në 5 vitet e fundit, ka fituar 2 Liga Kampionesh, ka arritur në 3 gjysmëfinale të tjera, jemi pranë fitores së titullit të katërt në 5 vjet, që po t’i shtosh edhe Kupa, Superkupa e trofe të tjerë është një cikël i bekuar. Janë shumë vite që fitojmë dhe luftojmë për gjithçka. Nëse analizoni 5 vite me ndeshjen e Mynihut, nuk shërben për asgjë. Sipas meje, fundi i një cikli është kur kalojnë vite pa fituar asgjë”.
“Njerëzit duhet të kenë shumë respekt për këtë ekip, trajnerin dhe klubin në përgjithësi. Kuptohet që ka shumë vend për përmirësim, por kjo është pjesë e një evolucioni që duhet të kalojë një klub. Nuk më duket se është fundi i një cikli, nuk ka argumente për një gjë të tillë”, tha mesfushori i katalanasve.
Por edhe ia ka pranuar se ndeshja ndaj Bajernit ishte një leksion i mirë dhe nuk ka dashur të japë asnjë lloj justifikim për atë humbje.
“Na dominuan në çdo aspekt të mundshëm, por nuk është se na mungoi karakteri. Ata po kalojnë një moment shumë të mirë dhe duhet të pranojmë se janë superiorë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe skuadrat e tjera me ne më parë. Por tani duhet të reagojmë në ndeshjen e kthimit, nëse do të mundemi, ta bëjmë duke dhënë gjithçka”, ishte apeli i tij. (LajmeShqip.com)
Thursday, 25 April 2013 15:59