Kompania më e famshme e basteve sportive në botë, “William Hill”, sheh dukshëm favorite kombëtaren e Holandës në sfidën e saj përballë Danimarkës. Një fitore e holandezëve kuotohet 1.73, kundrejt asaj 5.5 të Danimarkës që në rast suksesi, do të kthehej me pak fjalë në surprizën e parë të madhe të këtij Evropiani.
Sipas kësaj kompanie, ndeshja ka më shumë mundësi të përfundojë 1-0 (6.5), 2-0 (7.5) apo 2-1 (8.5) në favor të Holandës, ndërsa surpriza më e mundshme që mund të bëjnë danezët është të ndalin në barazim me pak gola, 0-0 (9.5) apo 1-1 (7.5), furinë e ekipi holandez.
Përsa i përket autorëve të golave, specialistët e kompanisë britanike janë të bindur se Van Persi ose Huntelar kanë shanse të mëdha të shënojnë në këtë sfidë, pasi u kanë vënë koeficientin e ulët 1.8, të ndjekur nga Roben me 2.2.
Po sipas kësaj kompanie, ekziston një mundësi e lartë që dy sulmuesit holandezë të arrijnë të shënojnë një dygolësh në këtë sfidë, të kotuar me koeficientin 4.5, që është më i ulët se i të gjithë lojtarëve të Danimarkës për të shënuar gol në këtë ndeshje, me përjashtim të Niklas Bendtner që ka koeficientin 3.75. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 June 2012 10:01