Disfata e pamenduar 1-0 përballë Danimarkës ka shkatërruar planet e Holandës dhe ka tensionuar atmosferën në radhët e kësaj skuadre, ku disa lojtarë kanë kritikuar publikisht kolegët e tyre. Një nga liderët e skuadrës, mesfushori Uesli Shnajder, nuk ka ngurruar të fajësojë publikisht sulmuesit për paaftësinë për të transformuar në gola sasinë e madhe të rasteve të krijuara.
“Na mungonte saktësia në finalizim. Sulmuesit dëshironin të shënonin, por duhej ta kishin bërë një gjë të tillë, i krijuam atyre raste të mjaftueshme për ta bërë këtë gjë. Detyrime është t’u jap atyre topin për të shënuar dhe mendoj se e kam bërë punën time më së miri. Ndaj Gjermanisë, me shumë mundësi, nuk do të kemi numrin e rasteve të krijuara ndaj Danimarkës, ndaj duhet të jemi cinikë”, tha Shnajder.
Kritikat kanë vërshuar edhe kundër Arjen Roben, i cili para golit të Krohn Dehli, humbi një rast të pastër duke tentuar të pasojë në vend që të gjuante në portë.
“Njerëzit në Holandë flasin aq shumë se unë jam lojtar egoist, sa kjo gjë mund të ketë patur një impakt në subkoshencën time. Duhej të kisha tentuar portën por u mundova që të tregohesha lojtar kolektiv, ishte një gabim”, pranoi lojtari.
Por pavarësisht këtyre deklaratave para mediave, futbollistët holandezë, rrallë ia shprehin mendimet e tyre në fytyre shokëve të skuadrës. “Pas ndeshjes, në dhomën e zhveshjeve mund të dëgjoje një mizë duke fluturuar”, ishin fjalët e mesfushorit Van Der Vart, i cili i ka idetë të qarta për të ardhmen e kësaj skuadre. “Duhet të fitojmë dy ndeshjet e tjera, në të kundërt na pret shtëpia”. (LajmeShqip.com)
GRUPI B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Renditja
Danimarkë 3 1-0
Gjermani 3 1-0
Portugali 0 0-1
Holandë 0 0-1
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Sunday, 10 June 2012 09:20