Kristiano Ronaldo ka nevojë dëshpërimisht të shënojë një gol në Euro 2012 dhe nëse është e mundur, që njerëzit të mos i kujtojnë atij vazhdimisht që Lionel Mesi po luan më mirë dhe po shënon më shumë.
Futbollisti 27 vjeçar i Real Madrid nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës në Euro 2012 dhe seria e pabesueshme e gabimeve para porte në fitoren 3-2 të Portugalisë ndaj Danimarkës, përfundoi me thirrjet “Mesi! Mesi!” të tifozëve danezë të cilët e acaruan edhe më shumë atë, aq sa ai dukej sikur ishte gati të qante nga inati në minutat e fundit të ndeshjes.
“A e dini se çfarë po bënte Mesi në këtë pikë ë sezonit në vitin e kaluar? Ai po eliminohej nga Kupa e Amerikës në çerekfinalen që luhej në vendin e tij. Kjo është më keq, apo jo? Unë po vazhdoj të luftoj që të kalojmë në turin tjetër. Jam gati të firmos këtu që nuk e kam problem të mbyll Euro 2012 pa shënuar asnjë gol nëse Portugalia e fiton atë”, ishte shpërthimi i Kristiano Ronaldos, i pyetur rreth thirrjeve të tifozëve danezë kundër tij.
Më pas ai ka shpjeguar se ka qenë shumë i inatosur me veten pas një tjetër paraqitje personale që nuk e ka bindur.
“Duhet ta pranoj se humba qetësinë në minutat e fundit pasi gabova disa raste. Por jam shumë i lumtur që fituam këtë ndeshje të vështirë. Këtë radhë kishim me ne fatin që na mungoi me Gjermaninë”, tha ylli portugez. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Thursday, 14 June 2012 09:20