Jup Heinkes është i ndërgjegjshëm se Bajern Mynih që ai drejton, do të ketë një detyrë shumë të vështirë javën e ardhshme kur të vihet përballë Barcelonës dhe sidomos yllit të kësaj skuadre, Lionel Mesit.
Në stërvitjen e sotme me dyer të hapura për gazetarët, ai nuk ka ngurruar t’i thurë elozhe të panumërta argjentinasit.
“Ajo që ka arritur Mesi, 4 “Topa të Artë” e 50 gola, është jashtëtokësore. Ka vetëm një fjalë për të përshkruar Mesin: fenomen. Që në rininë e tij ai është në lartësinë e Zidan, Pele, Maradona dhe Krujf”, deklaroi trajneri i Bajernit.
Heinkes më pas ka folur edhe për Pep Guardiolën, duke konfirmuar përsëri se nuk do të flasë me të rreth sfidës së Ligës së Kampioneve.
“Duhet të respektojmë të gjithë Guardiolën. Ai ka bërë një punë fantastike te Barça. Nëse ai ka punuar për një klub, nuk mund të tregojë gjëra të brendshme. Mua nuk më shkon ndër mend të telefonoj një trajner paraardhës apo një pasardhës”, konfirmoi Heinkes. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 April 2013 19:29