Rud Gulit ka paralajmëruar Anglinë dhe skuadrat e tjera që të mos nënvlerësojnë aspak Italinë, pasi kjo përfaqësuese ka treguar gjithmonë që është e rrezikshme sa herë që ky vend përshihet nga skandale sportive.
Ish-futbollisti i Milanit mendon se kjo vjen për shkak të krenarisë italiane, që i shtyn lojtarët të bëjnë më shumë dhe të mbulojnë nëpërmjet saj mungesat që kanë.
“Italia po luan mirë, më mirë se sa mendoja duke marrë në konsideratë skandalin e manipulimit të rezultateve që po kalon aktualisht në kampionatin italian. Por italianët e dinë mirë si duhet luajtur një turne, sidomos kur janë nën trysi të madhe”.
“Ata kishin një skandal manipulimesh në vitin 1982 dhe fituan Botërorin, ashtu siç bënë në vitin 2006 pas një tjetër skandali sportiv. Ata dinë si të fitojnë, luajnë për krenari, gjëja e vetme që kanë”.
Sipas legjendës së futbollit holandez, rreziku më i madh në skuadrën italiane është Andrea Pirlo, regjisori i mesfushës që dikton rimin e lojës për këtë përfaqësuese.
“Besoj se rreziku më i madh për mesfushën angleze është një lojtar që unë e pëlqej shumë, Andrea Pirlo. Ai është kapiteni i vërtetë i Italisë dhe dikton mënyrën e lojës së saj. Është një organizator mjaft i mirë dhe Skot Parker duhet të jetë në maksimumin e tij që të mos e lejojë të shprehë të gjithë bagazhin e futbollit”.
“Gjëja më e rëndësishme që të gjithë duhet të dinë, është se italianët e cilësojnë mbrojtjen si art. Ndaj çdo sulmues që ka një rast kundër tyre, duhet ta shfrytëzojë atë, pasi nuk do të ketë shumë të tillë përballë Italisë”, tregoi Gulit. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Saturday, 23 June 2012 10:50