Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, ka zbulua se vlerësimet më të mëdha i merr nga Spanja dhe jo nga tifozët e kombëtares së tij. Lojtari me origjinë spanjolle që ka shënuar të tre golat e Gjermanisë në Euro 2012, e quan ende të çuditshëm faktin se ai duhet të luajë ndeshjen e retë radhazi me objektivin për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij.
“E di nga shokët e mi te Real Madrid, Ozil dhe Kedira, si dhe nga familja ime në Andaluzi se njerëzit në Spanjë më mbështetin. Vlerësimi për mua është më i lartë atje sesa në Gjermani, pasi ata mendojnë se unë jam një lojtar shumë i mirë”.
“Kam ndjerë shumë trysni para ndeshjes tonë të parë kundër Portugalisë për shkak të kritikave në Gjermani. E ndjeva veten nën vëzhgim dhe nuk luajta aq lirshëm sa dëshiroja. Kritikat e Sholl? Nuk e kam problem kur më kritikojnë, por gjërat që ka thënë ai për etikën time të punës nuk janë aspak korrekte dhe nuk bëjnë as për të qeshur”, tha sulmuesi i Gjermanisë.
Mediat gjermane kanë zbuluar ndër të tjera se Gomez është një tip shumë supersticioz. Futbollisti luan me këmbën e majte dhe jo rastësisht, krahu i majtë është i preferuari i tij për çdo veprim para ndeshjes, duke filluar nga veshja e çorapit dhe këpucës në këmbën e majtë para asaj të djathtë para fillimit të ndeshjes. Batuta që qarkullon tani në kampin të përfaqësueses gjermane është ajo se Gomez kërkon nga shokët e skuadrës që t’i rezervojnë gjithmonë atij tualetin që është majtas! (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Gjyqtar: Karlos Velasko Karbajo (Spanjë)
Lviv (Ukrainë)
Sunday, 17 June 2012 09:20