Goli i shënuar ndaj Portugalisë nuk ka shërbyer vetëm për t’i dhënë fitoren përfaqësueses gjermane, por edhe për t’i siguruar një fanellë titullari Mario Gomez në ndeshjet e ardhshme. Ndërsa Miroslav Klose po bëhej gati të hynte në fushë dhe të kthehej automatikisht në sulmuesin titullar të ndeshjeve të ardhshme të kombëtares gjermane, Gomez ka gjetur rrugën e rrjetës.
“Ka qenë një rrugë e gjatë, por jam i lumtur që trajneri kishte besim te unë. Kam qenë në gjendje të mirë që në ditën e parë të stërvitjes dhe jam i lumtur që arrita të shpërblej besimin e tij”.
“Ishte e qartë që Klose do të hynte në fushë në minutat e fundit. E dija që ky ishte shansi im i fundit dhe e shfrytëzova. Edhe kjo është pjesë e futbollit. Topi me sa duket u devijua dhe përfundoi direkt në kokën time, ndaj nuk ishte e vështirë të shënoja”, tregoi Gomez për mediat gjermane.
Edhe Lëv ka qenë i kënaqur që zgjedhja e tij ishte ajo e duhura, duke lënë Klosen në pankinë, ndonëse ky i fundit ka qenë gjithmonë një makinë golash për përfaqësuesen gjermane. “Gomez ka një cilësi ndryshe nga Klose dhe e tregoi, një rast, një gol”, tha trajneri gjerman, i cili është paksa i shqetësuar për ndeshjen e radhës kundër Holandës.
“Do të kisha preferuar një barazim të tyre me Danimarkën pasi tani është krijuar një situatë mjaft e veçantë për këtë kombëtare të fortë holandez. Ata kishin shumë raste, por në fund nuk shënuan dhe ndeshja e radhës për ta është për jetë a vdekje. Nëse nuk do të fitojnë ndeshjen e dytë, do të jetë shumë e vështirë për ta. Sigurisht që kjo e bën gjithçka më të vështirë edhe për ne, por edhe më entuziazmuese gjithashtu”, ishin fjalët e Joakim Lëv për “grupin e vdekjes”. (LajmeShqip.com)
GRUPI B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Renditja
Danimarkë 3 1-0
Gjermani 3 1-0
Portugali 0 0-1
Holandë 0 0-1
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Sunday, 10 June 2012 15:27