Gazeta britanike “The Sunday Times”, ka hedhur në gjyq ish-çiklistin amerikan Lens Armstrong, duke kërkuar nga ky i fundit 1.2 milion euro dëmshpërblim si prishje imazhi. Ky gjyq është i dyti mes palëve, pasi një i ngjashëm është zhvilluar në vitin 2006, kur ishte çiklisti amerikan që doli i fituar duke pretenduar se gazeta britanike kishte njollosur imazhin e tij duke e akuzuar për përdorim dopingu.
Por tashmë drejtuesit e gazetës britanike e kanë parë të arsyeshme të rihapin çështjen, pasi WADA dhe USADA konfirmuan se ish-çiklisti amerikan kishte qenë protagonist i një programi mjaft të sofistikuar për përdorimin e dopingut për shumë vite me radhë. Kësijso, drejtuesit e kësaj gazete pretendojnë se dëshmia e tij në gjyqin e parë ishte e rremë dhe vendimi ishte i gabuar.
Për këtë arsye, ata kërkojnë një dëmshpërblim prej 1.2 milionë eurosh nga ish-çiklisti amerikan. Kjo shumë, sipas tyre, është e barazvlefshme me shumën prej 360 mijë eurosh të paguar 6 vite më parë, të cilës i është shtuar interesi dhe shpenzimet e gjyqit që u mbuluan nga gazeta. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 December 2012 19:00