Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) pret që edhe në të ardhmen skuadrat kosovare të përballen me vështirësi për të hyrë në vende të ndryshme, në vende që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Së fundi hendbollistëve iu shfaqën dy probleme që kanë të bëjnë direkt me njohjen e Kosovës nga vendet e tjera.
Hendbollistet e Prishtinës nuk u lejuan të futen në Ukrainë, ndërsa hendbollistët e Samtredias nuk u lejuan nga shteti i tyre, ai Gjeorgjisë që të vijnë në Kosovë për t’u përballur me Vushtrrinë. Ukraina e Gjeorgjia nuk e njohin Kosovën, shkruan kohaditore.
Derisa Vushtrria ndeshjet me Samtredian i fitoi me rezultat zyrtar dhe kaloi tutje në Challenge Cup, ndeshjet e Prishtinës me skuadrën ukrainase Galytchanka pritet të luhen së shpejti.
Tuesday, 20 October 2015 11:33