|
|
Friday, 11 May 2012 13:21 Çikago i ka dhënë lamtumirën play-off të NBA pas është eliminuar nga Filadelfia, duke u bërë kryesuesja e 5-të e Konferencës në histori që eliminohet që në raundin e parë. Filadelfia ka shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë dhe e mbështetur nga një publik i zjarrtë ka fituar 79-78 dhe ka mbyllur serinë në 4-2. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Andre Iguodala që shënoi dy gjuajtje të lira vendimtare në sekondat e fundit të ndeshjes për të siguruar këtë sukses që mungonte prej vitit 2003. Tashmë Çikago duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku fillimisht duhet të zgjidhë problemet me dëmtimet e shumta që kanë përgjysmuar ekipin në një sezon ku cilësoheshin pretendentë kryesorë për të fituar titullin kampion.
LA Leikërs detyrohen të luajnë ndeshjen e 7-të për të përcaktuar nëse ata apo Denver do të kalojnë në turin e dytë të play-off. Denver ka fituar lehtësisht 113-96 ndaj kalifornianëve duke barazuar serinë në 3-3 dhe duke çuar gjithçka në një finale të rëndësishme që luhet të dielën. Taj Louson ishte protagonist i kësaj ndeshje duke shënuar 32 pikë, 5 topa në tabelë e 6 pasime, ndërsa Kobi Brajant u përgjigj me 31 pikë, ndonëse gjatë të gjithë pasdites kishte patur probleme shëndetësore.
Edhe Boston ka prerë biletën për në raundin e dytë të play-off pasi ka eliminuar Atlantan. Si thuajse çdo takime mes këtyre skuadrave, fitorja ka ardhur në sekondat e fundi, falë gabimit të Al Horford në vijën e gjuajtjeve të lira, që i ka dhënë mundësinë Boston të mbyllë ndeshjen 83-80 dhe serinë 4-2. Protagonist i takimit ishte Kevin Garnet, i cili shënoi 28 pikë e 14 topa në tabelë, ndeshja më e mirë e tij në këtë sezon. Në raundin tjetër, Boston do të përballet me Filadelfian, ndërsa ka avantazhin e fushës ndaj kësaj skuadre. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Çikago (2)-Filadelfia (4) 78-79
Atlanta (2)-Boston (4) 80-83
LA Leikërs (3)-Denver (3) 96-113
Sonte
Memfis (2)-LA Klipërs (3)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »