|
|
Saturday, 27 October 2012 23:55 Masimiliano Alegri do të jetë i qetë, të paktën për 3 ditët e ardhshme, pasi fitorja minimal e1-0 ndaj Xhenoas i ka dhënë pak frymëmarrje Milanit që rrezikonte të shihte veten të përfshirë në luftën për mbijetesë, si dhe ka shpëtuar atë nga një shkarkim i mundshëm. Por suksesi nuk është se ka shëruar kuqezinjtë, të cilët përsëri janë shfaqur pa shumë ide dhe kanë zgjidhur ndeshjen vetëm falë një aksioni të nisur nga Abate që ishte në pozicion të dyshimtë.
Përballë Xhenoas që kishte udhëtuar drejt Milanos me idenë vetëm për t’u mbrojtur, Milani ka provuar të ndërtojë lojë, por pa sukses, pasi dukej qartë që askush nuk ishte në gjendje të shkëlqente përballë skuadrës së Del Nerit që kishte ndërtuar një gardh para zonës.
Fatmirësisht për Alegrin dhe Milanin, që u vërshëllye në fund të pjesës së parë nga tifozët e vet, në minutën e 77-të, Abate shkëputet në krahun e djathtë ndërsa jep një top në qendër për El Sharauin që nuk e ka të vështirë të shtyjë sferën në rrjetë, duke shënuar golin e vetëm të kësaj sfide.
Ndërkohë, takimi tjetër i të shtunës, ai mes Sienës dhe Palermos, është mbyllur në barazim pa gola. Për Palermon është aktivizuar si zakonisht titullar portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ndërsa Erjon Bogdani ka qëndruar në stol për skuadrën e Sienës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »