|
|
Sunday, 16 December 2012 18:04 Borusia Dortmund ka arritur të mbajë vendin e tretë në renditjen e Bundesligës pas fitores 3-1 në transfertën e Hofenhaim. Kampionët në fuqi kanë dhënë sinjale reagimi me këtë sukses, ndonëse vazhdojnë të jetë shumë të shkëputur nga Bajern Mynih që kryeson renditjen dhe shanset për titull janë thuajse inekzistente.
Mario Gëtze ka kaluar në avantazh skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop, por rezultati është barazuar para fundit të pjesës së parë nga Shiplok. Megjithatë, kampionët kanë bërë diferencën në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht Groskrojtz dhe pastaj Levandovski kanë vulosur fitoren për kampionët në fuqi, të cilët mbeten 12 pikë larg Bajern Mynih kryesues të klasifikimit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar edhe shkarkimi nga detyra i Hub Stivens si trajner i Shalkes. Ndonëse holandezi arriti të kualifikonte këtë skuadër mes 16 më të mirëve në Ligën e Kampioneve në këtë sezon, është cilësuar si dështim fakti që ekipi nuk po lufton për titull dhe aktualisht gjendet në vendin e 7-të në renditjen e Bundesligës. Drejtimin e skuadrës përkohësisht e ka marrë trajneri i U-17, Jens Keler. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »