Distria Krasniqi po shkëlqen në Kampionatin botëror të xhudos për junior, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Distria Krasniqi është në rrugë të mbarë që të fitoj medalje të artë në Kampionatin botëror të xhudos për junior, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Xhudistja kosovar është kualifikuar në finale në kategorinë -52kg. Ajo në gjysmëfinale të kësaj gare e mposhti kroaten, Tihea Toplovec, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka fituar në xhiron e parë me kazaken, Akerke Myrzabek, në xhiron e dytë ajo mposhti algjerianen Sadija Amare.
Ndërsa në luftën e tretë ishte më e mirë se hungarezja Patricia Toth, derisa në luftën e katërt e mundi francezen, Astride Gneto. /Express/
Saturday, 24 October 2015 15:36