Parashikuesit e basteve favorizojnë ndjeshëm Portugalinë në sfidën e sotme përballë Danimarkës, pasi skuadra e drejtuar nga Paulo Bento nuk ka më çfarë të humbasë dhe i duhet medoemos fitorja në takimin përballë skandinavëve që të mbajë gjallë shanset për kualifikim.
Një sukses i ekipit portugez kuotohet 1.91 nga “William Hill”, përballë koeficientit të lartë 4.2 që mban Danimarka, por pa harruar se këto ishin koeficientet edhe të ndeshjes së skandinavëve përballë Holandës, ku në fund “tulipanët” dolën të mundur.
Në këtë sfidë që pritet të ketë më shumë se dy gola, rezultatet më të favorizuara nga bastet janë fitoret e Portugalisë 1-0 (7), 2-0 (8.5) dhe 2-1 (8.5), ndërsa një sukses i Danimarkës 1-0 vlerësohet 13. Barazimi 1-1 duket më i mundshëm se a 0-0, pasi ky barazim me gola kuotohet 7.5, ndërsa ai me rrejta të paprekura 10.
Kuptohet që futbollisti që të gjithë presin të shohin duke shënuar është Kristiano Ronaldo, i cili ka koeficientin 2.25 për të gjetur rrugën e rrjetës dhe 7 për të shënuar 2 gola në këtë sfidë. Por portugezët duhet të kenë kujdes nga Niklas Bendtner, lojtari më i kuotuar mes danezëve për të gjetur rrjetën, pasi ky i fundit ka koeficientin 3. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 June 2012 10:16