Humbja me Gjermaninë ka mërzitur Kristiano Ronaldon, por jo edhe aq shumë sa mendohej, pasi ylli portugez mendon se skuadra e tij do të kalojë këtë moment të vështirë dhe të vazhdojë në fazën tjetër të turneut. Sipas tij, kjo humbje ishte krejtësisht e pamerituar, pasi ekipi gjerman krijoi vetëm një rast dhe me atë gjuajtje fitoi ndeshjen.
“Ata kanë gjuajtur vetëm një herë në portë në pjesën e dytë, ndërsa ne goditëm dy herë traversën dhe krijuam shumë raste. Kemi qenë pa fat, meritonim të fitonim apo të paktën të barazonim në këtë sfidë”.
“Luajmë mirë, por nuk arrijmë të shënojmë, mendoj se është vetëm mungesë fati, nuk ka shpjegim tjetër. Kush e ka parë ndeshjen, e di se kemi luajtur më mirë se Gjermania, rastet e krijuara flasin vetë. Edhe në vitin 2004 humbëm ndeshjen e parë (ndaj Greqisë) por pastaj përfunduam në finale të turneut”, ishte fryma optimiste me të cilën Kristiano Ronaldo ka përjetuar disfatën e skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)
GRUPI B
09.06.2012
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Renditja
Danimarkë 3 1-0
Gjermani 3 1-0
Portugali 0 0-1
Holandë 0 0-1
13.06.2012
Danimarkë-Portugali 18:00
Lviv (Ukrainë)
Holandë-Gjermani 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Sunday, 10 June 2012 11:38