Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusen kanë siguruar nga një fitore në ndeshjet e javës së 22-të të Bundsligës, duke vazhduar një duel të ndezur mes tyre për vendin e dytë në kampionat, pasi vendi i parë, me përjashtim të ndonjë çudie, në këtë sezon i përket Bajern Mynih.
Borusia ka fituar lehtësisht me rezultatin 3-0 në fushën e saj falë talentit të Marko Reus. Ky i fundit ka shënuar dy herë brenda minutës në fillimin e ndeshjes, duke zgjidhur gjithçka për ekipin e tij, ndërsa në pjesën e dytë ka realizuar edhe golin e tretë personal.
Edhe Bajer Leverkusen është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke fituar 2-1 përballë Augsburg. Kisling dhe Bender ishin autorët e golave për “aspirinat”, ndërsa goli i Molders erdhi shumë vonë për të shqetësuar skuadrën që aktualisht mban vendin e tretë në renditjen e kampionatit, 1 pikë pas Borusia Dortmund. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 22 / Rezultatet
Bajer Leverkusen-Augsburg 2-1
26’ Kisling, 75’ Bender / 89’ Molders
Verder Bremen-Fraiburg 2-3
39’, 64’ Petersen, 71’ Ginter / 36’ Kruse, 54’ (p) Kalixhiuri
Mainz-Shalke 2-2
27’ Ivanshitz, 63’ Pospeç / 41’, 82’ Bastos
Hamburg-Borusia Mynshengldbah 1-0
24’ Van Der Vart
Fortuna Dyseldorf-Grojter Fyrth 1-0
18’ Bellinghausen
Borusia Dortmund-Eintraht Frankfurt 3-0
8’, 9’, 65’ Reus
Saturday, 16 February 2013 20:47