Kampioni i gjashtëfishtë olimpik, Usain Bolt, ka nisur përgatitjet për Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe u ka dërguar një paralajmërim kundërshtarëve të tij.
Bolt është i bindur se mund ta thyejë rekordin në 200 metra, duke vrapuar këtë distancë për 19 sekonda.
Rekordi i vendosur nga Bolt me kohë prej 19.19 sekonda qëndron prej datës 20 gusht të vitit 2009. Këtë rekord, Bolt e vendosi vetëm katër ditë pas atij në 100 metra (9.58 sekonda), shkruan sot “Koha Ditore”.
Që të dy rekordet, sprinteri nga Xhamajka i arriti në Kampionatin botëror të atletikës që u mbajt në Berlin.
“Dëshira ime më e madhe është që të vrapoj nën 19 sekonda. Ky është edhe synimi më i madh që do ta kem në Rio. E di që është shumë i vështirë, por besoj se të paktën mund të vrapoj deri në 19 sekonda për të vendosur rekord të ri në 200 metra”, është shprehur Bolt 29-vjeçar.
Wednesday, 14 October 2015 15:34