Bajern Mynih ka thelluar në 14 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt të Bajer Leverkusen që luan nesër, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion.
Skuadra bavareze pritej të kishte një sfidë të vështirë në fushën e Mainz, një skuadër që u ka krijuar shpesh probleme. Por vendasit kanë bërë rezistencë vetëm në pjesën e parë, deri në golin e avantazhit të shënuar nga Tomas Myler. Në pjesën e dytë, pavarësisht tentativave të vendësve për të gjetur barazimin, golat kanë ardhur përsëri nga skuadra bavareze që ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës me Manxhuukiç, për të mbyllur në 3-0 këtë ndeshje. Skuadra e Heinkes pret qetësisht sfidën mes dy ndjekësve, Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund, të cilat tashmë duket se luajnë vetëm për vendin e dytë.
Në rezultatet e tjera të ditës bie në sy fitorja 2-1 e Grojter Fyrth në fushën e Shalkes, në një nga surprizat më të mëdha të sezonit, pasi miqtë janë ekipi që mban vendin e fundit në tabelë dhe që kishte fituar vetëm një ndeshje deri tani në të gjithë sezonin. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 20 / Rezultatet
Shalke-Grojter Fyrth 1-2
47’ Bastos / 52’ Klaus, 90’ Gjurgjiç
Volfsburg-Augsburg 1-1
23’ Naldo / 25’ Moravek
Hofenhaim-Fraiburg 2-1
10’, 26’ Volland / 4’ Kruse
Mainz-Bajern Mynih 0-3
41’ Myler, 50’, 57’ Manxhukiç
Fortuna Dyseldorf-Shtutgart 3-1
10’, 37’ Kruse, 76’ Fink / 60’ Gentner
Saturday, 02 February 2013 18:26