|
|
Saturday, 03 November 2012 20:51 Bajern Mynih nuk ka vonuar t’i kthehet fitoreve, duke marrë një sukses të rëndësishëm 3-0 ndaj Hamburgut për të vijuar kryesimin. Në një ndeshje që pritej të ishte shumë e vështirë për skuadrën e Heinkes, që përjetoi humbjen e parë në kampionat gjatë fundjavës së kaluar, gjithçka ka qenë mjaft e thjeshtë për bavarezët që kanë treguar një lojë cinike.
Kryesuesit e kampionatit gjerman kanë zgjidhur gjithçka brenda 13 minutave mes dy pjesëve, nga e 40-të deri në të 53-tën, kur Shvajnshtajger, Myler dhe Kros kanë gjetur rrugën e rrjetës duke mbyllur ndeshjen para kohë, pa i dhënë mundësinë Hamburgut të kundërpërgjigjet.
Vazhdojnë të humbasin pikë me rregullsi kampionët e dyfishtë të Borusia Dortmund, të cilët këtë radhë janë ndalur në një barazim pa gola nga Shtutgarti. Skuadra e Klop duket se ka vështirësi të mëdha të shfaqet në nivelin e sezonit të kaluar dhe që tani është plot 11 pikë larg Bajern Mynih në renditje, duke bërë të qartë se vështirë se do të jetë pretendente për titull në këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 10 / Rezultatet
Borusia Dortmund-Shtutgart 0-0
Borusia Mynshengladbah-Fraiburg 1-1
49’ De Kamargo / 77’ (p) Kalixhiuri
Hanover-Augsburg 2-0
26’ Diuf, 85’ Stindl
Nyrenberg-Volfsburg 1-0
76’ Gebhart
Hofenhaim-Shalke 3-2
13’ Voland, 67’ (p) Firmino, 90’ Shiplok / 37’ Noishtadter, 82’ Uçida
Hamburg-Bajern Mynih 0-3
40’ Shvajnshtajger, 48’ Myler, 53’ Kros
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »