|
|
Saturday, 10 November 2012 18:00 Bajern Mynih vazhdon dominimin në kampionatin gjerman, duke mposhtur skuadrën surprizë të këtij sezoni, Eintraht Frankfurt, e cila para kësaj ndeshje mbante vendin e dytë në renditje.
Në fundin e një pjese të parë shumë të luftuar mes dy skuadrave, me Frankfurtin që arriti edhe të vinte disa herë në vështirësi prapavijën e Bajernit, mendon dyshja Martinez-Riberi të zgjidhë telashet e Heinkes, me spanjollin që jep pasimin për francezin, për të shënuar golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, bavarezët luajnë shumë më lirshëm falë këtij avantazhi dhe dominojnë në raste, edhe pse Frankfurt u mundua që të rezistonte. Goli i dytë erdhi në minutën e 77-të falë 11-metërshit të Alaba, duke mbyllur këtë ndeshje e duke konfirmuar arratisjen e bavarezëve në renditje, me 7 pikë më shumë se Shalke e vendit të dytë.
Këta të fundit kanë fituar një ndeshje të vështirë përballë Verder Bremen me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë në një pozitë mjaft të mirë në renditjen e kampionatit. Hapa para kanë bërë edhe kampionët në fuqi të Borusia Dortmund të cilët kanë marrë zëmër nga paraqitja në Ligën e Kampioneve për të fituar në fushën e Augsburg. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 11 / Rezultatet
Bajern Mynih-Eintraht 2-0
44’ Riberi, 77’ (p) Alaba
Shalke-Verder Bremen 2-1
16’ Hant, 69’ Draksler / 60’ Nojstadter
Fraiburg-Hamburg 0-0
Augsburg-Borusia Dortmund 1-3
81’ Molders / 9’ Reus, 51’, 70’ Levandovski
Fortuna Dyseldorf-Hofenahaim 1-1
4’ Kruse / 39’ Zhoselu
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »