Mungon edhe një javë deri në fundin e fazës së parë të Bundesligës por Bajern Mynih i ka bindur të gjithë se do të shpallet kampion në Gjermani. Bavarezët janë të pandalshëm, ndërsa asnjë prej kundërshtarëve kryesorë të bavarezëve nuk arrin të mbajë hapin e tyre.
Në ndeshjen e radhës, kundër Augsburg, skuadra e Heinkes ka fituar pa probleme me dy golat e Myler dhe Gomez, i cili duket se është kthyer në formën më të mirë pas problemeve fizike të fillimit të sezonit.
Me këtë sukses, Bajern ka një avantazh prej 11 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt që është Bajer Leverkusën, i cili luan nesër në fushën e Hanover. Përsa i përket ndjekësve të tjerë, ka shkuar në plot 14 pikë distanca nga Borusia Dortmund, e cila mban vendin e tretë por u mund në fushën e saj nga Volfsburg.
Diferenca me Shalken e vendit të katërt është edhe më e madhe, 16 pikë, pas humbjes së kësaj skuadre në transfertën e Shtutgartit.
Si rrjedhojë, duket qartë se Bajern ka siguruar që tani një diferencë shumë të ndjeshme me ndjekësit, aq sa ka luksin të gabojë disa ndeshje radhazi dhe të vazhdojë të jetë i pari në renditjen e kampionatit gjerman. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 16 / Rezultatet
Augsburg-Bajern Mynih 0-2
40’ (p) Myler, 63’ Gomez
Nyremberg-Fortuna Dyseldorf 2-0
27’ Polter, 90’ Folner
Borusia Dortmund-Volfsburg 2-3
6’ Reus, 61’ (p) Blaszczikovski / 36’ (p) Diego, 41’ Naldo, 73’ Dost
Fraiburg-Grojter Fyrth 1-0
15’ Kalixhiuri
Shtutgart-Shalke 3-1
2’, 38’ (p), 61’ Ibisheviç / 12’ Marica
Eintraht Frankfurt-Verder Bremen 4-1
47’ Maier, 62’ Shvegler, 63’ Aigner, 90’ Inui / 53’ Petersen
Saturday, 08 December 2012 20:42