Lens Armstrong ka provokuar të gjithë ata që kanë folur kundër tij duke postuar në Twitter një foto të tijën ku është i shtrirë në një divan në sallon, ndërsa në mur ka të varura fanellat që ka fituar në Turin e Francës.
Ish-çiklistit teksan iu hoqën të shtatë titujt e fituar pas një hetimi të USADA që e shpalli atë fajtor për përdorimi e substancave të palejuara për të përmirësuar paraqitjet e tij në aktivitete çiklistike.
Por Armstrong dje ka sfiduar përsëri të gjithë, duke hedhur këtë foto, me komentin “Përsëri në Austin, thjesht po pushoj”.
Pas skandalit që përfshiu Armstrong, të gjitha rezultatet e tij sportive që nga viti 1998 u fshinë nga librat e aktiviteteve, duke përfshirë edhe fitoret në Turin e Francës nga viti 1999, deri në vitin 2005, ndonëse amerikani me sa duket i mban si trofe shumë të shtrenjtë fanellat e verdha që ka veshur në ato gara. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 November 2012 11:07 