Lance Armstrong vazhdon të përballojë pasojat e skandalit që vetë e krijoi. Pasi pranoi se ka përdorur doping në 7 turet e Francës të fituar prej tij, çiklisti amerikan ka arritur marrëveshjen kompaninë prompvuese SCA duke u dhënë fund një beteje të gjatë të nisur që në vitin 2005. “Jam i kënaqur që po hedh gjithçka pas krahëve.
Tani do të shikoj përpara. I kërkoj falje SCA-së dhe adminstratorit të saj të deleguar Bon Hamman për sjelljen time te gabuar”, thekson Armstrong, i cili do të derdhë rreth 10 milionë Dollarë në llogarinë e kësaj kompanie. SCA është një kompani me qendër në Dallas e cila punon me promovimin e sportistëve.
Në vitin 2006 u detyrua t’i paguante çiklistit 7.5 milionë Dollarë pas një denoncimi nga ana e Armstrong. Por rrëfimi i çiklistit teksan, i cili pranoi përdorimin e dopingut, bëri që SCA të kërkonte dëmshpërblim dhe pas bisedimeve që zgjatën disa muaj, palët arritën një marrëveshje që mesa duket i ka lënë të kënaqur të gjithë.
Fshirja e të gjitha sukseseve të Armstrong që nga viti 1998 bëri që kompania të hidhej në sulm duke kërkuar fillimisht 12 milionë Dollarë, por mesa duket bisedimet rezultuan të frytshme dhe Armstrong i vendos kapak një çështjeje që po r përndjek prej më shumë se një dekade.
Monday, 28 September 2015 15:03