Ndeshja mes Anglisë dhe Italisë në çerekfinalet Euro 2012 shihet se sfida më e ekuilibruar e këtij edicioni, ku asnjëra prej skuadrave nuk ka avantazh ndaj tjetrës.
Kompania “William Hill” u ka vënë koeficiente identike fitores së dy ekipeve, 2.8, ndërsa një barazim vlerësohet 2.9, që do të thotë se përballë do të vihen dy ekipe të barabarta.
Edhe kualifikimi i cilitdo ekip pas 90 minutave, 120 minutave apo penalltive, ka të njëjtin koeficient, 1.91. Në një sfidë ku pritet të ketë pak gola, eventualiteti i penalltive është më i madh, pasi mundësia që takimi të përcaktohet nga gjuajtjet nga pika e bardhë ka koeficientin 5.5.
Në rezultatet e sakta, gjithçka është identike. Fitoret 1-0 nga të dy skuadrat kanë koeficientin 6,5, ato 2-0 janë 13 dhe ato 2-1 janë 11. Barazimet 0-0 dhe 1-1 kanë gjithashtu koeficientin 6.5.
Ndërkohë, Uejn Runi shihet si lojtari që ka më tepër mundësi të shënojë në këtë sfidë, me koeficientin 2.2 për të gjetur rrugën e rrjetës. Pastaj vjen Keroll me 2.75 dhe Uellbek me 3.
Nga skuadra italiane, Mario Baloteli vlerësohet me 2.5 për të shënuar në këtë ndeshje, i ndjekur nga Kasano me 2.75 dhe Di Natale me 2.87. (LajmeShqip.com)
Sunday, 24 June 2012 11:40