Pas medaljeve të arta në Romë dhe Minsk, xhudistja e njohur kosovare, mori medaljen e tretë të artë me radhë, në garat për Kupën e Botës, Kategoria A, në Abu Dabi, duke dëshmuar edhe një h
erë se e meriton epitetin e më të mirës.
Kelmendi e mposhti kinezen He Hongmei, duke mbledhur 200 pikë të reja, me të cilat e përforcoi edhe më shumë pozitën e tetë në renditjen olimpike. Paraprakisht, në rrugë drejt finales, ajo mposhti koreanen Ok Kjung Kim, gjermanen Marin Kraeh dhe mongolezen, Bundma Munkhbatar.
Kjo fitore ia përforcon gjasat kampiones kosovare në xhudo, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Londra 2012. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 10:17