Legjendja e futbollit argjentinas, Diego Maradona ka komentuar sjelljet e trajnerit Batista, duke e karakterizuar si fajtorin kryesor.
“Do të tërhiqesha, nëse do të përjetoja një dështim të tillë”, ka thënë që në fillim legjenda e futbollit botëror, Maradona.
Federata e futbollit të Argjentinës e ka këshilluar Batistan që të mbetet edhe më tej në drejtimin e reprezentacionit edhe pse nuk pat sukses në Copa America.
“Po të përjetoja një gjë të tillë, të fitojë vetëm kundër Costa Ricas, do të largohesha me instistimin tim. Ajo çka po ndodh tani nuk ka të bëjë me lojtarët. Julio Grondona po bënë çfarëdon ai. Nuk mund të flas shumë pasi nuk i shikoj ndeshjet”, ka thënë Maradona.
Ai tani është i okupuar me drejtimin e ekipit nga Emiratet. “Kur lojtarët dalin në fushë, si të ma ngul dikush thikën në shpinë”, ka përfunduar Maradona.
Wednesday, 20 July 2011 11:02