Lojtari më i mirë në botë ka kërkuar që të ndalen kritikat ndaj tij sa herë që ndodh diçka me përfaqësuesen.
“E dua këtë fanellë dhe sa herë që e vesh e bëj me entuziazëm. Do ta vesh sa herë që të mundem e nuk do të tërhiqem kurrë”, ka thënë ylli argjentinas, Lionel Messi.
Kthesa ka ardhur në ndeshjen ndaj Kostarikës. “E dija që do të ishim përmirësuar. Në ndeshjen e fundit lëvizëm mirë dhe arritëm të gjenim hapsirat e nevojshme. Kur luaj në qendër arrij të gjej hapsira më të mëdha, por këtë herë që isha i spostuar shkoi më mirë. Na duhet të vazhdojmë kështu, të gjithë e ëndërrojnë Kupën e Amerikës dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është të fitosh një trofe. Por nga ana tjetër të gjithë duhet të kuptojnë se futbolli amerikanojugor është rritur dhe ekziston një ekuilibër mes skuadrave. Të gjitha skuadrat janë përgatitura taktikisht dhe hapësirat janë të vogla”.
Mesi ka besim edhe pse kundërshtari i radhës është Uruguaji. “Janë shumë të fortë. Kanë lojtarë me nivel të lartë sidomos në sulm. Për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm e të mos krijojmë boshllëqe. E rëndësishme është që të luajmë ashtu si dimë më mirë, duke kontrolluar topin shpejtë e njëkohësisht duke krijuar hapsira te kundërshtarët pasi edhe ne kemi lojtarë me shumë nivel të lartë”.
Saturday, 16 July 2011 11:41