Uruguaji-Peru dhe Venezuela-Paraguaji. Këto janë dy çiftet gjysëmfinaliste të Copa America, të cilat askush, madje as ekspertët më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk kanë mundur t’i parashikojnë.
Të katër skuadrat gjysëmfinaliste të këtij kompeticioni futbollistik kanë ardhur deri këtu pas befasive të njëpasnjëshme: Uruguaji i Deigo Forlanit e eliminoi Argjentinën e Lionel Messit, Paraguaji i Santa Cruzit e eliminoi Brazilin e Gansos dhe të Neymarit, Peru Kolumbinë, kurse befasinë e fundit e shkaktoi Venezuela, duke e eliminuar mbrëmë vonë Kilin.
Në ndeshjen e fundit Në ndeshjen e fundit çerekfinale, në orët e para të mëgjesit të sotëm (sipas kohës evropiane)Venezuela ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 35′ me anë të Vizcarrondo, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë gol.
Me fillimin e pjesës së dytë ka barazuar Kili me anë të Suazos në minutën e 70′ por Venezuela u kujdes për surprizën, duke shënuar në minutën e 81′ me anë të Cichero dhe me këtë rezultat mbaron ëndrra e ekipit të Kilit duke ju bashkuar Brazilit dhe Argjentinës.
Yjet e gjigandëve amerikano-latinë, Lionel Messi, Neymar, Ganso, janë vënë në qendër të kritikave të medias, ndërkohë që në heronjë të vërtetë janë shndërruar bartësit e ftireve historike të skuadrave jofavorite, që erdhën në gjysëmfinale, veçanërisht portierët e Uruguajit dhe të Paraguajit. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 July 2011 12:33