Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se vendi me hapa të sigurt po e ndërkombëtarizon sportin e saj.
Kosova sot është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit, Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës ndërsa Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se viti i ardhshëm do të jetë vit i mundësive për sportistët kosovarë.
“Kosova me hapa të sigurt po e ndërkombëtarizon sportin e saj. Prej sot anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës. Viti i ardhshëm, vit i mundësive të reja për sportistët tanë”, ka shkruar Thaçi.
Friday, 25 September 2015 19:25