Sportisti Andi Gusmari ka humbur në Los Angelos.
Këtë të diel, policia ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e një burri 44-vjeçar nga Shqipëria, i cili mori pjesë në Olimpiadën Speciale të Lojërave Botërore.
Andi Gusmari , i cili nuk flet anglisht, është parë për herë të fundit rreth orës 08:30 të shtunën, në USC kampus, tha oficeri i policisë në Los Angeles, Jack Richter.
Richter bëri me dije se sportisti, i cili ka marrë pjesë në konkursin për bowling, është kategorizuar si një prej të zhdukurve kritikë, sepse ai ka probleme me shëndetin, shkruan Shekulli.
Gusmari është 86 kilogram, 1,67 metër me flokë të zeza dhe sy kafe. Për herë të fundit është parë i veshur me një këmishë të kuqe që shkruan”Shqipëri”, në anën e pasme të saj.
Policia ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për këdo që ka ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen Gusmarit, (213) 485-2582.
Monday, 03 August 2015 08:20