Tokio ka zbuluar logon e cila do të prezantojë Lojërat Olimpike që do të mbahen në Japoni në vitin 2020.
Emblema kryesore e kësaj logoje është shkronja T, me pikën e kuqe që përfaqëson barazinë.
“Rrethi i kuq përfaqëson fuqinë e çdo zemre që rrahë”, thotë komiteti organizues, edhe pse ka një ngjashmëri me flamurin e këtij vendi, raporton BBC, transmeton koha.net.
Dizajnimin e kësaj logoje e ka bërë artisti japonez, Kenjiro Sato.
“Emblema pasqyron natyrën e gjallë të qytetit dhe frymën mikpritëse të qytetarëve të saj”, thotë John Coates, nënkryetar i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Saturday, 25 July 2015 10:30