Barcelona nuk di të ndalet as pas javës së 14 të La Ligas. Edhe pse jo me yllin e tyre Lionel Messi në fushë dhe përballë një kundërshtari të dobët djemtë e Gerardo Tata Martinos ka fituar lehtësisht 4-0 përballë Granadas në një ndeshje totalisht të dominuar nga blaugranat.
Barcelonës iu deshën dy 11-metërsha, në minutën e 20 për të zhbllokuar rezultatin me anë të Andres Iniestas dhe në minutën e 40 me Cesc Fabregas. Me rezultatin 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para.
Me fillimin e pjesës së dytë gjithçka vijoi aty ku u la në pjesën e parë: me katalanasit në sulm dhe Granadan të mbyllur në mbrojtje. Por pavarësisht kësaj Barça e gjeti sërish rrugën e rrjetës kësaj rradhe me autor Alexis Sanchez (71) dhe Pedro (90).
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke pritur e qetë ndeshjet e rivalëve direkt Atletico dhe Real Madrid, ndërsa Granada ndalet në kuotën e 17 pikëve./albeu/
video: http://www.dailymotion.com/video/x17jlif_barcelona-4-0-granada-all-goals_sport
Saturday, 23 November 2013 19:23