Luis Suarez mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në afatin kalimtar të kësaj vere. Lajmi bombastik është publikuar nga ”El Mundo Deportivo” që citon se është pikërisht sulmuesi i Liverpoolit objektivi i madh i Barçës në këtë verë. Blaugranat me marrjen e drejtimit nga Luis Enrique janë vënë në ndjekje të një sulmuesi me peshë për të përforcuar repartin e avancuar dhe mesa duket është bomberi uruguaian i përzgjedhuri i trajnerit asturian. Dhjetorin e kaluar Suarez nënshkroi një kontratë të re me Liverpoolin deri në verën e vitit 2018. Në marrëveshjen e re drejtuesit e klubit anglez përfshinë një klauzolë që kap shifrën e 85 milionë eurove për largimin tij dhe sipas të përditshmes katalanase, Barça është gati të ofrojë 65 milionë euro plus kartonin e Alexis Sanchez për të transferuar Suarezin në “Camp Now”. Për yllin e Liverpoolit është interesuar edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që është i gatshëm të ofrojë plotë 100 milionë euro për ta shndërruar 27-vjeçarin uruguaian në një El Blanco. Me futjen edhe të Barcelonës në garë i sigurt është fakti se do të kemi një betejë mes dy gjigandëve spanjollë për të transferuar në gadishullin iberik ish sulmuesin e Ajaxit.
Nëse në 2013 goditja e madhe e Barçës në afatin kalimtar ishte blerja e Neymarit, tashmë tifozët blaugrana presin nga drejtuesit një tjetër dhuratë dhe i prefuari për ta është pikërisht lojtari i Liverpoolit, pasi dëshirojnë të kenë në skuadër një treshe të frikshme Messi-Neymar-Suarez që do të bombardonte me gola portat kundërshtare. Nëse nuk arrinë te uruguaiani drejtuesit e Barcelonës do të përqëndrohen te të tjerë emra. Në listën e tyre qëndrojnë sulmues të tillë si Higuain, Van Persie, Hazard, Aguero e Reus
Saturday, 21 June 2014 17:38