Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Bepe Marota ka thënë se kampioni i Italisë ka mundësi të provojë për ta sjellë të riun shqiptar nga Manchester United, Adnan Januzajn.
“Skenar” i njëjtë kishte ngjarë në vitin e kaluar, kur Juventus nga Manchesteri kishte sjellë Paul Pogban, të cilit i kishte skaduar kontrata, dhe tani ‘peshon” 40 milionë euro.
“A duhet United të frikohet nga situata e re e ngjashme me atë me Pogban? Absolutisht jo. Nuk di se si atëherë i lejuan Pogbas t’i skadojë kontrata dhe të mos ia vazhdojnë bashkëpunimin. Januzaj ka kualitet dhe bëhet fjalë për një futbollist që premton”, tha Marota.
Januzaj me kampionin anglez ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2014. /Koha/
Saturday, 12 October 2013 21:49