Pas intervistës së dhënë mbrëmë në “Koha TV” të Kosovës, ku babai i talentit 18-vjeçar të Manchester UnitedAdnan Januzajt, Abedini, akuzonte rëndë FederatënShqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.
Federata Shqiptare e Futbollit, në një komunikatë për shtyp shprehet:
“Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e FederatësShqiptare te Futbollit rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e AdnanJanuzajt. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Mancester Junajtid është endur mes kërkesave dhe ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rrallëherë konkrete e më në fund gati të paqarta. Në mes të dy “brigjeve”, talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojne atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare. Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë.Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të cështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime, që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e kombëtares tonë dhe të kontribuojë në të ardhmen për futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares, do të vijojë punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuqezi, për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”. /albeu/
Friday, 18 October 2013 23:04