Është menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho trajneri i radhës që ka thurur elozhe për super talentin shqiptar të Manchester United-it, Adnan Januzajn.
Chelsea dhe United do të ndeshen sonte në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premier Ligës angleze. Tekniku portugez në prag të përballjes me “Djajtë e Kuq”, ka thënë se Janzuaj i bën përshtypje, madje strategu portugez dyshon se 18 vjeçari duket më i rritur në fushë krahas moshës që ka.
“Ai në fushë nuk është 18 vjeç. Në fushë duket sikur të ishte 25 vjeç. Ndoshta ka ndonjë gabim në çertifikatën e lindjes së tij”, ka thënë Mourinho, shkruan almakos.
Ish trajneri i Portos, Interit e Real Madridit, mendon se Januzaj do të jetë një lojtar i famshëm i Manchester United-it.
“Januzaj duke futbollist shumë i pjekur në fushë. Ai i ka të gjitha kushtet për të qenë lojtar i famshëm te Manchester United. Nuk e njoh personalisht atë, por duket se është i kompletuar”, ka theksuar Mourinho.
Januzaj sot pritet të jetë titullar në sfidën e skuadrës së tij kundër Chelseas.
Sunday, 19 January 2014 16:24