Jan Ulrih më në fund ka pranuar se ka përdorur doping gjatë karrierës së tij. Ish-çiklisti gjerman, fitues i një Turi të Francës si dhe medaljes së artë në Sidnei 2000, ka pranuar se ka përdorur substanca të palejuara, pas shumë vitesh ku kishte deklaruar se ishte i pafajshëm.
Ulrih, nëpërmjet një interviste për revistën e përjavshme gjermane “Fokus”, ka pranuar gjithçka, duke përfshirë edhe mjekun spanjoll Eufemiano Fuentes, pasi pretendon se gjithçka ka ndodhur falë bashkëpunimit me të.
“Po, është e vërtetë, kam përdorur trajtimet mjekësore të Fuentes. Thuajse të gjithë në atë periudhë merrnin substanca dopuese. Unë nuk kam marrë asgjë më shumë sesa kanë marrë të tjerët”, deklaroi çiklisti që ka fituar Turin e Francës në vitin 1997 dhe për shumë vite me radhë është cilësuar ndër më të mirët në botë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 June 2013 13:40