Usain Bolt do të jetë i detyruar të përfundojë mes 3 vendeve të para në testet xhamajkane me 21 qershor nëse dëshiron që të marrë pjesë në garën e 100 metrave në Botërorin e këtij viti, pasi ai nuk gëzon më të drejtën e kualifikimit automatikisht në këtë aktivitet, ndonëse mban rekordin botëror.
Kualifikimi automatik për këtë garë i ka shkuar tij që në fakt është Kampioni i Botës në fuqi, Johan Bleik, i cili dy vite më parë në Daegu të Koresë së Jugut, mori medaljen e artë pasi Bolt u skualifikua për nisje të gabuar.
Si rrjedhojë, Bolt duhet të marrë pjesë në aktivitet që nga garat në grupe, për të vazhduar me gjysmëfinalet dhe finalet në stadiumin e Kingston, i cili pritet të jetë i mbushur plot nga vendasit që kanë idhull njeriun më të shpejtë në botë.
Nëse në garën e 100 metrave Bolt duhet të luftojë për vendin e tij në Botëror, ai ka të sigurt pjesëmarrjen në garën e 200 metrave, ku i është dhënë kualifikimi automatik nga Federata Xhamajkane. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 June 2013 14:19