Në Gjermani duket se të gjithë janë të sigurt se Bajern Mynih do të eliminojë Barcelonën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Sikur të mos mungonte optimizmi mes drejtuesve të skuadrës dhe lojtarëve të saj, edhe emra të njohur të të kaluarës së ekipit bavarez kanë bërë parashikime mjaft optimiste. I pasi është një personazh që njeh shumë mirë bavarezët, Feliks Magath, i cili i ka drejtuar ato nga vitit 2004, deri në vitin 2007.
“Bajerni është aktualisht ekipi më i mirë në Evropë. Barcelona ka pasur momentet e saj të mira, por përballë Bajernit nuk ka asnjë shans. Ky Bajern nuk e ka aspak frikë Barcelonën”, ishte parashikimi i trajnerit të njohur gjerman.
Një tjetër emër shumë i njohur, Gynter Netzer, mendon se jo vetëm barvarezët do të dalin fitimtarë nga sfida me skuadrën spanjolle.
“Unë jam shumë i sigurt se dy ekipet gjermane do të kalojnë në finale”, ishte deklarata e tij, duke aluduar se edhe Borusia Dortmund do të eliminojë Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 April 2013 15:47