Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka shfrytëzuar rastin për të thumbuar rivalët e përhershëm të Bajern Mynih. Sipas tij, pavarësisht deklaratave që kanë bërë gjatë ditës së fundit, drejtuesit e bavarezëve do të vrapojnë për të marrë informacione nga Pep Guardiola rreth mënyrës për të mundur Barcelonën dhe pikave të dobëta të skuadrës që do të kenë përballë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
“Jam gati të vë bast me jetë se Samer dhe Guardiola do të flasin gjatë rreth kësaj ndeshje. Por në fund nuk dot ketë asnjë rëndësi, pasi Guardiola nuk është ai që luan në fushën e lojës”, deklaroi Klop para gazetarëve.
Kjo deklaratë e tij ka shtuar në fakt polemikat mes Borusias dhe Bajernit, pasi dy ditë më parë, të gjithë drejtuesit bavarezë deklaronin se preferonin ekipin gjerman në gjysmëfinale, pasi kështu e kishin të sigurt kalimin në finalen e madhe.
Kuptohet që një situatë e tillë nuk do t’i pëlqejë trajnerit aktual të Bajern, Jup Heinkes, i cili prej kohësh ka deklaruar se klubi ka gabuar duke lajmëruar për firmën me Guardiolën, pasi i ka ulur autoritetin para skuadrës. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 April 2013 10:22